Ish-deputeti i LSI-së dhe PS-së Spartak Braho është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ai ka qëndruar për rreth një orë në prokurori.
Në dalje nuk ka pranuar që të flasë gjatë për mediat. “Isha për punë profesionale” ka thënë shkurt Braho, dikur ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama për parlamentin.
Sot u shfaq pa “çantën e zezë” që dikur e mbante me vete në cdo dalje.