Momentalisht sfida mes përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Rumanisë që nisi në Bukuresht është ndërprerë.
Një banderolë me mbishkrimin “Kosova është Serbi” është shpalosur në tribuna nga tifozët vendas gjë që ka bërë gjyqtarin të ndërmarrë vendimin për ndërprerjen e ndeshjes.
Futbollistët rumun kanë tentuar të negociojnë me tifozët për ta larguar banderolën, por kjo nuk ndodhi.
Pas kësaj gjyqtari kryesor Willy Delajod i dërgoi të gjithë futbollistët në drejt dhomave të zhveshjes.