Policia e Fierit ka venë në pranga tre vëllezër pasi kanë dhunuar një person.
Mësohet se tre vëllezërit, 18 vjeç, 32 dhe 38 vjeç kanë goditur me sende të forta një person tjetër. Sipas njoftimit të policisë dhuna e regjistruar ka ndodhur për motive të dobëta.
I dhunuari ndodhet në spital për shkak të dëmtimeve të marra. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.