Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës do të vazhdoj pas disa çasteve pasi u ndërpre prej thirrjeve raciste të tifozëve rumunë dhe banderolave “Kosova është Serbi” në stadium.
Ndeshja pritet të vazhdoj për disa çaste forca të shtuara të rendit në stadiumin “Arena Nacionala” në Bukuresht.
Gjyqtari u ka bërë të qartë rumunëve se nëse ka thirrje të ngjashme në vazhdim apo dhe shfaqje të banderolave të tjera, atëherë ata do ta pësojnë rëndë dhe ndeshja mund të pezullohet.