-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Brendshme reagon për atentatin në Greqi, çfarë i thanë homologët grekë?

Kryesoret

Ministria e Brendshme shqiptare ka reaguar zyrtarisht në lidhje me atentatin me 6 të vrarë në Greqi, pasditen e së martës. Sipas njoftimit, thuhet se autoritete greke kanë njoftuar ato shqiptare duke i bërë me dije se viktimat kanë shtetësi turke dhe jo shqiptare.

‘Zyra e Ministrit te Brendshëm ka ndjekur prej momentit te pare ngjarjen ne Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kane shtetësi turke me karta identiteti te një vendi te BE.’- njofton Ministri i Brendshëm.

A ishin apo jo shqiptarë 6 të masakruarit në Greqi? Mediat greke shuajnë dyshimet

Kujtojmë se, sot mediat greke bënë me dije se skenari më i përhapur i ngjarjes vijon të jetë larja e hesapeve, por shtuan se personat e vrarë nuk ishin shtetas shqiptarë, por shtetas turq me origjinë kurde, e që mbanin letërnjoftime franceze.

Policia greke ndërton skemën e masakrës në Greqi, kush e dha urdhrin?

Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve në portet dhe aeroportet e vendit. Sipas informacioneve të iefimerida.gr, dyshohet se autorët kanë hequr sende nga automjeti i viktimave, të cilët me siguri kanë qenë të paarmatosur në momentin e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit