Policia ka vënë në pranga 36-vjeçarin Mario Buzuka i cili dyshohet se është autori i një zjarri që dogji një sipërfaqe të konsiderueshme në Finiq.
36-vjeçari i vuri zjarrin tokës së tij, por flakët u përhapën dhe si pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa dhe u rrezikuan disa të tjera.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Sarandës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.