Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se Kupa e Botës e ardhshme do të jetë e fundit në karrierën e tij si futbollist me Kombëtaren e Portugalisë.
Ylli portugez i dha fund spekulimeve për të ardhmen e tij me një deklaratë të shkurtër, por domethënëse.
“Po, ky është Botërori im i fundit. Le të shkojmë dhe ta shijojmë atë!”, u shpreh Ronaldo, duke sinjalizuar fundin e një prej karrierave më të suksesshme në historinë e futbollit.









