Një vit nga vrasja në Ferizaj, ku u përfshi vëllai i reperit kosovar, Betim Januzit i njohur me nofkën Buta janë zbardhur detaje të reja. Buta ka qenë dëshmitari i radhës në seancën e sotme, ku vëllai Qëndrim Januzi akuzohet për vrasje. Buta tha se makina ishte e tij dhe jo e vëllait dhe tregoi se e njëjta ishte djegur 3-4 muaj para se të ndodhte ky rast.
“Rreth rastit të djegies së veturës, mediat kanë aluduar shumë për këtë pjesë, kjo më shumë është çështje mediatike, se unë e kam pas veturën e siguruar dhe u dogj 3-4 muaj para rastit.
Ka kaluar kohë e gjatë nga koha e djegies së veturës, vëllai im Qëndrimi ka thënë se tani i ndjeri ka qenë një prej të mundshmëve që e ka djegur makinën, por kjo kurrë nuk është gjetur nga policia, kështu që nuk ka gjasa të jetë motivi, makina ka qenë e imja, vëllai im nuk ka qenë i dëmtuar, nuk ka qenë motiv djegia e veturës.
Pas 10-15 minutave kam dalë nga banesa për të blerë cigare dhe sapo dola jashtë kam dëgjuar të shtëna të armëve dhe sirena të policisë, atë moment më ka thirrë në telefon Yll Islami, të cilin e kam shok. I njëjti më ka thënë nisu për Spital se i ka ndodhur diçka Qëndrimit, e kam marrë makinën dhe jam nisur në drejtim të Spitalit.
Viktimën e kam njohur, e kam pas shok, e kam marrë në koncertet e mia dhe e kam paguar, dy vitet e fundit i njëjti është ndje si i lënë pas dore nga ana ime. Fillimisht, ka qenë një rast ku i njëjti më ka kërkuar para për një rast të tij që e kishte në gjykatë ka thënë dëshmitari dhe nuk ia kam dhënë” tha Buta.