-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dorëheqje nga komunat në veri? Kryetarët: Vetëm në marrëveshje me Qeverinë

Kryesoret

Mundësinë e dorëheqjes, si mënyrë për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, janë të gatshëm ta shqyrtojnë kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Kryetarët e dy komunave tjera në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, Erden Atiq i Mitrovicës së Veriut dhe Lulzim Hetemi i Leposaviqit, nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ata do të jepnin dorëheqje dhe në çfarë rrethanash.

REL-i i kontaktoi ata pas komenteve të të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për Zërin e Amerikës, se “rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja” do të ishte “nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje”.

Pas kërkesës së BE-së, Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmëri për organizimin e zgjedhjeve të reja në veri, me qëllim të shtensionimit të situatës atje.

Tensionet në zonë janë rritur qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë hyrë në zyrat e tyre, me gjithë kundërshtimet e popullatës lokale serbe.

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat komuniteti serb i ka bojkotuar.

Qeveria e Kosovës ka nxjerrë tashmë një udhëzim administrativ, për të cilin ka thënë se u hap rrugë zgjedhjeve të reja, por, sipas njohësve të çështjeve juridike, dokumenti mund të hasë në pengesa kushtetuese.

“Dorëheqjet – rrugë më e shpejtë”

Zeqiri i Zubin Potokut dhe Peci i Zveçanit – të dy nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë – thonë se janë të gatshëm t’i shqyrtojnë dorëheqjet vetëm në marrëveshje me Qeverinë dhe Presidencën e Kosovës./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit