Një grua 61-vjeçe ka vdekur në Tiranë si pasojë e një aksidenti. Policia ka arrestuar drejtuesen e makinës.
“Arrestohet A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L. N., 61 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital” thuhet në njoftim.
Ndërkohë që për rastin e djeshëm është arrestuari 49-vjeçari që i dehur në makinë përplasi tre makina dhe në fund aksidentoi një efektiv policie dhe një grua në rrugë.
“Arrestohet Ç. K., 49 vjeç, në Kashar, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar, ka vijuar lëvizjen duke përplasur dy automjete të tjera dhe më pas është larguar.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit A. G. (punonjës policie) dhe A. Ll., të cilët ndodheshin në afërsi të automjeteve. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën” thotë policia.