-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti premton ndërtimin e stadiumit të ri

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka premtuar sot ndërtimin e një stadiumi për organizimin e Lojërave Mesdhetare, të cilat Kosova do t’i organizojë pas shtatë vjetësh.

Kurti theksoi disa ditë më parë se qeveria i ka ndarë 250 milionë euro për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

“Ky është një moment historik për ta dëshmuar potencialin tonë që të bëjmë punë të mëdha. Numri total i objekteve sportive në projektiv fillestar është 24. Djjetë objekte sportive do të rinovohen, përfshirë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Do të jenë katër ndërtime, përfshin stadiumin nacional, kompleksin e pishinave dhe tenisit, poligonin e shenjëtarisë.

Pesë investime infrastrukturore të përkohshme dhe pesë projekte të tjera që janë në ndërtim apo përfundim, përfshirë stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe stadiumin në Gjilan,” tha sot kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Vendndodhja e stadiumit është zhvendosur disa herë ndërsa zëvendësministrja e sportit, Daulina Osmani theksoi se për lokacionin e stadiumit nacional do të bëhet me dije pas një studimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit