Policia e Kosovës njofton se ka nisur hetimet për një vdekje në Rahovec. Sipas policisë është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.
“Rahovec. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.