-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parulla kundër Kosovës gjatë ndeshjes, FSK do të dorëzojë padi për incidentin në Bukuresht

Kryesoret

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) tha se po përgatit komentet e nevojshme dhe do të dorëzojë padi në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), për shkak të, siç tha, shkeljeve të bëra në ndeshjen kundër Rumanisë.

Në Bukuresht, ndeshja midis Kombëtares së Rumanisë dhe asaj të Kosovës u ndërpre për 50 minuta, pasi më 12 shtator tifozët shpalosën një pano ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

“Tifozët e kombëtares së futbollit të Rumanisë, përmes gjuhës së urrejtjes e dëmtimit të imazhit të vetë kombëtares përmes shprehjeve të tilla dhe sjelljeve jo sportive kanë denigruar ndeshjen e mbrëmshme të futbollit”, tha FFK-ja.

Federata shpjegoi se pas thirrjeve nacionalistëve të tifozëve ka reaguar menjëherë “duke kërkuar suspendim të lojës deri në tërheqjen e pankartave dhe slloganeve të urrejtjes gjatë ndeshjes.

Kjo kërkesë e FFK-së është miratuar nga delegati i ndeshjes dhe derisa janë tërhequr të gjitha pankartat dhe janë ndalur të gjitha thirrjet urrejtëse kundër Kosovës nuk ka rifilluar ndeshja”.

FFK tha se ka kërkuar nga UEFA që të evidentojë të gjitha shkeljet e bëra gjatë kësaj ndeshjeje, duke shtuar se i është drejtuar edhe komisionit disiplinor të UEFA-s “me kërkesën që të merren masat adekuate në raport me brohoritjet nacionaliste, pankartat dhe gjuhën e urrejtjes të shprehur nga tifozët e kombëtares së Rumanisë”.

Më 13 shtator, në ueb-faqen e UEFA-s u tha se ndeshja Rumani-Kosovë u ndërpre për plot 50 minuta për shkak të “sjelljeve diskriminuese”.

Ndeshja më pas rifilloi me delegatin e UEFA-s që ia tërhoqi vërejtjen organizatorit të mos lejonte përsëritjen e thirrjeve diskriminuese./REL

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit