Një i vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci aktual që la si pasojë shembja e pjesshme e një miniere qymyri në veri të Turqisë.
Aksidenti ndodhi 450 metra nën sipërfaqen e tokës, por nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shembjen.
Mësohet se minatorët e lënduar janë duke u trajtuar me mjekimet përkatëse dhe se hetimet vazhdojnë mbi ngjarjen.
Guvernatori i Zonguldakut, Osman Hacibektasoglu i tha Anadolu-s se ngjarja ndodhi në orën 14:30 me kohën lokale.
“Aktualisht po ndërhyn një ekip kërkim-shpëtimi prej 250 personash. Një minator është shpëtuar me lëndime të rënda, ekipet tona janë në kontakt me tre minatorët e tjerë.
Ata përpiqen me kujdes t’i heqin ato. Nuk ka shpërthim, vetëm shembje. Për momentin, nuk ka një situatë që do të rrezikonte të gjithë guroren dhe biznesin,” tha guvernatori.