-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina vijon kundërofensivën, sulmon me raketa Sevastopolin, 24 viktima

Kryesoret

Njëzet e katër persona u plagosën gjatë sulmit me raketa ukrainase në Sevastopol, Krime, sipas Tass. Katër prej tyre, shkruan agjencia, duke cituar guvernatorin pro-rus, thuhet se janë në gjendje “mjaft të rënda”. Ekipet e shpëtimit janë në punë në kantierin ku pas sulmit ka rënë zjarr, shtojnë të njëjtat burime.

Ukraina nisi një sulm me raketa në qytetin e Sevastopol, në Krime, në orët e para të ditës së sotme, ku humbën jetën 24 persona, sipas guvernatorit pro-rus Mikhail Razvozhaev. Katër prej tyre, shkruan agjencia e lajmeve Tass, duke cituar guvernatorin pro-rus, thuhet se janë në gjendje “mjaft të rëndë”.

Në kanalin e tij Telegram ai shkroi se “mbrojtja ajrore është aktivizuar”. Sulmi raketor shkaktoi një zjarr, “sipas informacioneve paraprake”, në “një objekt jo-civil” në zonën Kilen-Balka të Sevastopolit. Mediat ukrainase, veçanërisht kanali Telegram ‘Public’, raportuan gjithashtu shpërthime në Sumy dhe Odessa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit