Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, i Greqisë, Yannis Oikonomou nesër do të zhvillojë një vizitë në Tiranë ku edhe do të takojë në burg kryebashkiakun e Himarës, Fredi Bleri.
Oikonomou do të zhvillojë këtë vizitë në Tiranë në kuadër të Konferencës e organizuar për Procesin e Berlinit.
Mediat greke kanë zbardhur axhendën e ministrit grek.
Axhenda e Yannis Oikonomou
E enjte, 14 shtator
-10:20 Takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Z. Taulant Balla
-12:30 Takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasio
-14:00-18:00 Konferenca Ndërministrore
Seksionet e konferencës janë si më poshtë:
-Menaxhimi i integruar i kufijve në Ballkanin Perëndimor
-Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar
-Bashkëpunimi kibernetik në Ballkanin Perëndimor
E premte 15 shtator
-11:00 Vizitë në Burgjet e Durrësit dhe Fredi Beleri