Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë, duke shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve dhe familjet e dëshmorëve.
Sipas tij, këto shqetësime vijnë pasi organizatat në fjalë dërgojnë pa ”paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke u konfiskuar edhe telefonat e tyre personal.”
Klinaku ka njoftuar se OVL-UÇK ka thërritur një protestë kundër Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe EULEX, pranë selisë së tyre në Fushë Kosovë, nesër me datë 15 shtator 2023, ora 12:00.
”Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin. Prandaj, duke pasur parasysh këtë, ne thërrasim protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë, nesër me datë 15 shtator 2023, ora 12:00. Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë,” ka shkruar Klinaku.
Gjykata Speciale në aksion, arrestime dhe sekuestrime në shtëpitë e luftëtarëve të UÇK