-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkëpunimi ushtarak Rusi-Kore e Veriut, zyrtarët amerikanë të shqetësuar

Kryesoret

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi sot (të enjten) të japë detaje rreth marrëveshjeve ushtarake, por e quajti takimin mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un “të bërë në kohën e duhur, të dobishëm dhe konstruktiv”.

Kremlini gjithashtu konfirmoi se Presidenti Putin ka pranuar ftesën për të vizituar Korenë e Veriut, ku do të shkojë paraprakisht Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në muajin tetor. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, takimi u bë megjithë paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kundër një transferimi të mundshëm të armëve.

Udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un iu bë një pritje mbretërore, përfshirë edhe një prezantim personal nga Presidenti Vladimir Putin i platformës më të avancuar të Rusisë për lëshimin e raketave drejt hapësirës. Dy udhëheqësit diskutuan për mundësinë e dërgimit në hapësirë të një kozmonauti koreanoverior dhe zoti Kim bëri pyetje të detajuara në lidhje me raketat.

Pas takimit, Presidenti Putin i tha televizionit rus se ekzistojnë mundësitë për bashkëpunimin ushtarak me Korenë e Veriut, megjithë sanksionet ndërkombëtare.

Nga ana e tij, zoti Kim tha se do t’i bëjë lidhjet me Rusinë “prioritet numër një”, dhe e bëri të qartë se mbështet sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se: “Kemi shprehur gjithnjë mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar për të gjitha masat e marra nga qeveria ruse dhe Presidenti Putin”.

Ndërsa ata ngrinin dolli për bashkëpunimin e tyre ushtarak, bisedimet shkaktuan shqetësim në Uashington. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, foli për këtë çështje.

Asnjë vend në planet, askush, nuk duhet të ndihmojë zotin Putin që të vrasë ukrainas të pafajshëm. Dhe nëse vendosin për ndonjë lloj marrëveshjeje armësh, sigurisht që do të merremi me këtë në mënyrën e duhur”, tha zoti Kirby./VOA

Artikulli i plotë këtu. 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit