Në kuadër të operacionit anti-drogë që po zhvillohet në disa qytete të vendit, kontrolle dhe arrestime janë kryer edhe në qytetin e Elbasanit, ku bëhet me dije se, janë arrestuar 9 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Mes të arrestuarve edhe një polic, i identifikuar si Saimir Hysa, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.
Në pranga kanë rënë gjithashtu shtetasit: Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli.
FNSH dhe RENEA rrethojnë shtëpinë! Arrestohet efektivi i policisë
Gjatë kontrolleve në Elbasan, janë gjetur dhe sekuestruar doza hashashi me një peshë totale prej rreth 1 kilogramë, tre armë, dy thika, peshore e para cash.
Sipas policisë, të ndaluarit janë nën akuzë për drogë dhe armëmbajtje pa leje.
Ngrihet helikopteri! FNSH dhe RENEA “rrethon” Tiranën, 120 persona në shënjestër