Një shqiptar i vdekur në Itali.
Aksidenti fatal sipas mediave përtej Adriatikut ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tezze sul Brenta, pak para orës 08:00.
Viktima është një 38-vjeçar shqiptar.
Viktima, i cili lëvizte me motoçikletë, ka goditur makinën përballë duke kaluar në korsinë tjetër.
Një tjetër makinë që vinte përballë nuk ka mundur ta shmangë 38-vjeçarin. Ai vdiq në çast, sipas mediave italiane.