-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

35-vjeçarja përplaset për vdekje! Polici rrihet me grushte dhe shkopinj

Kryesoret

Një grua 35-vjeçe ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, njofton policia. Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin është arrestuar.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin O. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen M. S., 35 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital”.

Gjithashtu një 57-vjeçar u arrestua sepse dhunoi një polic bashkie. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Z. M., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me send të fortë një punonjës të Policisë Bashkiake” thotë policia.

Katër personat e tjerë janë arrestuar për drogë dhe dhunë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit