-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos i beso askujt”! Lusha dhe Goseni, kush janë dy shqiptarët që bënë “zap” Milanon?

Kryesoret

Autoritetet italiane kanë goditur dy grupe kriminale shqiptare në Milano. Klani shqiptar në Milano drejtohej nga fisi “Lusha” e “Goseni”. Konkretisht 49-vjeçari Eduart Goseni dhe banda e Shkëlqim Lushës 57 vjeç.

Në një moment del në skenë nëna e Eduart Gosenit, Dëshira, ajo që nxiton nga Shqipëria për të ndihmuar djalin e saj pas arrestimit. Jo vetëm për ta ngushëlluar por për ta “ndihmuar” në organizimin e trafikut të drogës. “Puno pak më ndryshe, mos i beso askujt derisa të zgjidhësh problemet që ke…”, këshillon të birin.

Hetimet nisën në prill 2020, pas një letër-porosie të autoriteteve zvicerane. Baza e tyre ishte në Milano, por degët shtriheshin në të gjithë Italinë Veriore, por deri në Kalabri dhe Zvicër. 16 shqiptarë u arrestuan dje.

Plot 200 karabinierë morën pjesë në operacionin e arrestimeve që u ndërmor të mërkurën e 13 shtatorit 2023 ku u kryen 40 kontrolle, u sekuestruan të ardhurat e veprimtarisë së trafikut të drogës, që kapin vlerën e qindra mijëra eurove.

Trafiku i heroinës dhe kokainës bëhej kryesisht nëpërmjet autobusëve, korrierëve dhe kamionëve. Banda furnizonte me drogë rrjete shpërndarësish në territorin Italian dhe Zvicër, pjesa më e madhe ishin shpërndarës me origjinë afrikane.

Gjatë operacionit që u ndërmor në Bergamo, Monza, Brianza, Torino e Verona u sekuestruan 42 kg heroinë, kokainë e hashash, 2 pushkë, dhe 50 mijë euro. Gjithashtu u identifikua dhe një apartament i cili përdorej si rafineri droge si dhe magazinë për të ruajtur ngarkesat e drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit