-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Princesha e Norvegjisë cakton datën e martesës me “të ringjallurin nga të vdekurit”

Kryesoret

Princesha e Norvegjisë Martha Louise do të martohet me partnerin e saj amerikan, “magjistarin” e vetëquajtur Durek Verrett, verën e ardhshme.

“Ne jemi të gëzuar që Durek Verrett t’i bashkohet familjes dhe mezi presim të festojmë ditën e madhe me ta. I urojmë Martës dhe Durek gjithë të mirat,” tha mbreti dhe mbretëresha e Norvegjisë në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.

Dasma do të mbahet në qytetin norvegjez të Geiranger, në brigjet e një fjordi të caktuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që jemi në gjendje të festojmë dashurinë tonë në mjedisin e bukur të Geiranger. Për ne do të thotë shumë të mbledhim të dashurit tanë në një vend që është kaq i pasur me histori dhe natyrë spektakolare,” tha çifti.

Verrett është i njohur për promovimin e praktikave të pabaza mjekësore. Ai ka sugjeruar se kanceri është një zgjedhje dhe ka shitur varëse medalioni në internet që thuhet se largojnë Covid-19, ndërsa Princesha Martha Louise ka pohuar se është në gjendje të komunikojë me engjëjt. Ata njoftuan fejesën e tyre në qershor 2022 dhe morën bekimin e mbretit.

“Shamani i Gjeneratës së 6-të”, siç ai e përshkruan veten, ka pohuar se është ringjallur nga të vdekurit dhe se ka parashikuar sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara dy vjet përpara se të ndodhnin.

Princesha Martha Louise ka ngjallur polemika në Norvegji për dekada të tëra për përfshirjen e saj në trajtime alternative, duke përfshirë fillimin e një shkolle që synonte të ndihmonte njerëzit “të hynin në kontakt me engjëjt e tyre”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit