Një i burgosur 62-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e QSUT, ku ishte i shtruar prej datës 31 gusht.
Bëhet fjalë për shtetasin Islam Binjaku, i cili ishte duke vuajtur dënimin me 10 vjet burg për lëndë narkotike.
“I dënuari Islam Refat Binjaku, i datëlindjes 27.03.1961, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar me 10 vite për lëndë narkotike, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, Tiranë.
I ndjeri është shtruar në Reanimacionin Qëndror të Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me datë 31.08.2023. Me datë 14.09.2023, ndërron jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT me diagnozë Arrest Kardiorespirator.
Ekspertët e Mjekësisë Ligjore, si dhe oficerët e policisë gjyqësore të SHKBB, po ndjekin procedurat e mëtejshme.”