Pas rënies së zjarrit ditën e sotme në një pallat në zonën “Sali Butka” në Tiranë policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e flakëve të cilat dogjën disa banesa.
Mësohet se policia ka shoqëruar administratorin e pallatit. Ai është marrë në pyetje nga hetuesit, për të zbuluar më shumë detaje lidhur me ngjarjen.
Në pyetje janë marrë edhe banorët e katit të fundit të pallatit. Gjithashtu të gjithë banorët e këtij pallati edhe personat të cilët nuk kanë dëme në banesa nuk do të kenë të drejtë të kalojnë natën sonte në shtëpitë e tyre.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, teksa ende vijon të jetë e papërcaktuar shkaku i zjarrit.