Një person është arrestuar dhe 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.
Personi i arrestuar akuzohet për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij në Berdicë të Shkodrës u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
6 të tjerë nga Thethi u proceduan në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale pasi në banesat dhe bizneset e tyre respektive janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Në hetim u vu edhe një person tjetër pasi u konstatua duke kryer pa lejen përkatëse, punime ndërtimi në banesën e tij.
Edhe një 29 vjeçar po hetohet në gjendje të lirë pasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.