Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ku ka folur lidhur me eksperiencën e saj si opinioniste në “Big Brother VIP”.
Lekatari ka prekur ndër të tjera edhe për edicionin e tretë të këtij formati duke zbuluar nëse do ta ripërsëriste si eksperiencë qoftë edhe si banore apo si do të ishte marrëdhënia mes saj dhe Luizit nëse të dy ata do të ishin në karriget e opinionistëve.
Çfarë mund të ndodhte mes ju të dyve nëse do të ishe ti dhe Luizi në rolin e opinionistëve?
“Mund të mos ndodhte asgjë. Ne biem dakord që nuk biem dakord. Unë dhe Arbri vjet ishte shumë e vështirë që të mos dakordoheshe, sepse situatat ishin aq parimore. Pastaj ka pasur raste që ne nuk e kemi menduar njësoj dhe secili ka shprehur mendimin e tij. Është mëse normale që ta mendojmë ndryshe.
Me Luizin mund të ndodhte e njëjta gjë, varet se si do ta menaxhonte secili nga ne. Patjetër që nëse do të ishim të dy opinionistë, është e sigurtë që do të ketë rivalitet dhe antagonizëm, do kishte pole të kundërt. Ai përfaqëson një pjesë të shoqërisë, unë përfaqësoj një pjesë tjetër. Do të krijohej një “Big Brother” mes opionistëve, do të përplaseshim,” tha Lekatari.
Mendon se do ta përballoje edhe një “Big Brother VIP 3”?
“Mendoj se do ta përballoja, ashtu si çdo gjë që më sjellë jeta. Nuk dua të tregohem jo modeste, por mendoj se puna ime ka qenë mjaft e mirë. Ashtu si rrodhën ngajrjet, mendoj se ia dola mirë. Jam e lumtur për analizat që kam bërë. Unë arrita të krijoj shoë. Edhe pse kam pasur duartrokitje, ka pasur një pjesë që nuk kanë qenë të lumtur me mendimet e mia. Por mendoj se kam bërë një shoë, dhe këtë dihet të ma dinë. E kam një meritë dhe këtë nuk dua t’ja heq vetes sime,” tha ajo.