Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Janis Ikonomu ka vizituar ditën e sotme Fredi Belerin në burg.
Ikonomu pas takimit ka përsëritur ultimatumin e për Shqipërinë se duhet të respektojë shtetin e së drejtës, pasi kjo është e rëndësishme për integrimin dhe ka kërcënuar me ndërprerje të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sipas tij, rasti i Belerit ishte që në fillim dhe mbetet serioz. Ai shton se pala shqiptare duhet të lejojë menjëherë betimin si kryetar bashkie në Himarë të Belerit dhe se zgjerimi i situatës hedh hije mbi marrëdhëniet dypalëshe.
“U takova sot në burgjet e Durrësit, në prani të ambasadores sonë në Shqipëri, znj. Konstantinas Kamitsi, me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë, z. Fredi Beleri, i cili ka mbetur në paraburgim për më shumë se katër muaj.
Për Greqinë, ky rast ishte që në fillim dhe mbetet jashtëzakonisht serioz. Respektimi i shtetit ligjor dhe të drejtave civile janë parimet dhe vlerat kryesore evropiane.
Qëndrimi i Greqisë është se në rastin e z. Beleri, nuk merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave civile.
Pala shqiptare duhet të lejojë menjëherë betimin e zotit Beleri si Kryetar Bashkie, duke respektuar vendimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit.
Zgjerimi i situatës aktuale hedh seriozisht një hije mbi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe nuk është në përputhje me vlerat evropiane, me gjithçka që ajo përfshin,” ka thënë ministri grek.