-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshmitarët: Shqiptari thirri fëmijët, greku e qëlloi në kokë

Kryesoret

Një shqiptar rreth 40-vjeç u ekzekutua mesditën e sotme në Greqi. Ai ishte duke punuar në një parking në Pire kur u qëllua nga një 68-vjeçar me pushkë duke e lënë të vdekur në vend.

Shkak dyshohet se është bërë një konflikt i vazhdueshëm mes tyre. Por banorët, thonë se i moshuari ishte konfliktual thuajse me të gjithë.

Ai krijonte vazhdimisht probleme në parking. Ai kishte një problem me parkimin sepse jetonte pikërisht lart. Ai jetonte vetëm” tha njëri nga banorët për mediat greke.

Një tjetër tha se “viktimën e dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna.

FOTO/ Ky është shqiptari që u vra me plumb në kokë

Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori është mbyllur në shtëpinë e tij” tha ajo.

Pashë të moshuarin që gjuajti me gjakftohtësi”, thotë një dëshmitar tjetër okular. “Punëtori i parkingut kishte punuar këtu për shumë vite dhe ishte shumë i sjellshëm. Ai kërkonte t’u shërbente të gjithëve“.

68-vjeçari që vrau gjakftohtësisht shqiptarin u arrestua në shtëpinë e tij, në një pallat aty pranë, ku u arratis pas vrasjes dhe pranoi aktin e tij. “Më shante, më pështynte, ndërsa unë i kërkoja që të mos i vendoste makinat aty” tha ai.

“Plaku e qëlloi në kokë…”! Dëshmitari: E mbuloi gjaku! Ja si e vrau greku shqiptarin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit