Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duhet të ndalohet që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, kanë thënë disa kundërshtarë të tij, duke argumentuar se roli i tij në trazirat e 6 janarit, përkatësisht sulmi ndaj Kapitolit përbën mbështetje të “kryengritjes”, siç përcaktohet në nenin 14 të Kushtetutës amerikane.
Në këtë tekst mund të mësoni më shumë për teoritë ligjore dhe sa ka realisht shanse që Trumpit – kandidatit kryesor për të fituar nominimin nga radhët e republikanëve për president – t’i ndalohet që të garojë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2024.
Si do të mund të diskualifikohej Trumpi?
Disa ekspertë ligjorë kanë thënë se veprimet e Trumpit më 6 janar e diskualifikojnë atë nga presidenca. Ata kanë përmendur fjalimin që Trump mbajti para mbështetësve të tij të cilët sulmuan Kapitolin, por dështuan që të ndalonin Kongresin që të certifikojë fitoren e demokratit, Joe Biden.
Ata kanë cituar pikën 3 të amendamentit 14 të post-Luftës Civile, që ndalon zyrtarët qeveritarë, “të përfshirë në kryengritje apo rebelim” që të mbajnë pozita shtetërore.
Grupi avokues Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë, me seli në Uashington, ka dorëzuar një padi në Kolorado më 6 shtator, duke tentuar që të ndalë zyrtarin e lartë shtetëror të zgjedhjeve që të vendosë Trumpin në fletëvotimin për zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024. Padi u bë duke u thirrur në pikën 3 të amendamentit 14.
Padi të ngjashme nga zyrtarëve të tjerë zgjedhorë mund të pasojnë, duke ngritur çështje ligjore në mbarë 50 shtetet lidhur me një pyetje të patestuar ligjore, që mund të ketë ndikime më të gjëra lidhur me atë se kush lejohet të mbajë poste federale./REL
Artikulli i plotë këtu.