-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Asgjësohen mbi 10 mijë bimë drogë në Velipojë, e pësojnë 4 policë, pezullohen nga detyra

Kryesoret

Policia ka bërë të mundur asgjësimin e një tjetër rasti të kultivimi të drogës ku kësaj radhe kanabisi u gjet në Velipojë.

Nga operacioni i zhvilluar u asgjësuan nëpërmjet djegies 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu janë pezulluar 4 punonjës policie të cilët akuzohen për mospërmbushje të detyrave.

Të pezulluar nga detyra janë Nënkomisari Pal Prendi, shef i Stacionit të Policisë Velipojë, njëkohësisht përgjegjës për monitorimin e zonës, nënkomisari Ardian Çuli specialist i njësisë “Shqiponja”, përgjegjës i zonës për kontrollin e territorit nga DVP Shkodër.

Gjithashtu u pezullua edhe nënkomisari Admir Xhaka, specialist për hetimin e krimeve në zonën ku u gjetën bimët narkotike;

U pezullua edhe Inspektor i parë Arben Tahiraj, ndihmësspecialist (SPZ) në zonën ku u gjetën bimët narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit