Një 63-vjeçar nga Mashkullora e Gjirokastrës ka rënë në prangat e policisë për dhunë në familje.
Ai u arrestua pas denoncimit të nënës së tij 83-vjeçare, se kishte rrahur atë dhe bashkëshorten e tij.
Gjithashtu 63-vjeçari i ka kërcënuar nënë dhe gruan se do t’i nxirrte nga banesa ku jetonin.