31-vjeçari i cili u arrestua të martën nga policia e Lezhës, pasi kishte postuar një video në rrjetet sociale, duke konsumuar hashash me një fëmije te mitur, rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor.
Ai u njoh me masën e sigurisë, ku pasi dëgjoi palët dhe u njoh me raportin mjekësor. Gjyqtari e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 31-vjeçarit dhe vendosi shtrimin e tij në një spital psikiatrik.
Në deklaratat e tij i riu e ka konsideruar videon montazh, ndërsa policia nuk ka arritur ende të identifikojë fëmijën qe shfaqet duke konsumuar hashash.