Pas ditën e sotme është raportuar djegia e një kamioni në aksin Fier-Vlorë.
Mësohet se kamioni është përfshirë nga zjarri duke qenë në ecje pranë zonës te “Kripa”.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë arritur të shpëtojnë rimorkiot ndërsa pjesa para e kamionit është djegur e gjitha. Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi shoferi ka dalë nga mjeti në kohë sapo ka parë tymin.
Nga burimet paraprake dyshohet se zjarri ka ndodhur për shkak të shkëndijës elektrike.