Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Përmet ku rreth orës 06:30, të mëngjesit është gjetur e pajetë një 80-vjeçare.
Trupi i pajetë i të moshuarës u gjet nga shërbyesja e cila kujdesej për çiftin e të moshuarve.
Viktima me inicialet A. P. dyshohet se është goditur me shkop druri, nga bashkëshorti i saj me inicialet L.P.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale 82-vjeçarin i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.