-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E shtuna e zezë përgjaku rrugët! 5 të vdekur dhe 3 të plagosur

Kryesoret

Foto ilustruese

Pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë me lëndime të rënda si pasojë e tre aksidenteve trafiku, që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Aksidentet kanë ndodhur në Graçanicë, Podujevë dhe Pejë. Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën Llapnasellë-Graçanicë, ku një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë.

Dy persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Podujevë. Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë vdekur dy persona, dhe është lënduar rëndë një tjetër, i cili është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.

“Policia është informuar për një aksident trafiku në Ozdrim të Pejës. Të përfshira janë një veturë dhe tre këmbësorë.

Dy janë të vdekur, këmbësori i tretë është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës. Shoferi automjetit është në stacion policor në Pejë” , ka deklaruar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit