Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin shprehet se Perëndimi dhe Bashkimi Evropian duhet ta linin anash marrëveshjen për Kosovën dhe të gjenin fillimisht një marrëveshje për de-eskalim të përhershëm në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se në kuadër të kësaj marrëveshjeje do të mund të përfshihej edhe kthimi i serbëve në institucioneve. “Për mendimin tim, ajo marrëveshje do të përfshinte edhe kthimin e serbëve në institucione, përmes zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe këshilla komunale, që do të ishte gjithashtu një mënyrë për t’u kthyer në polici dhe gjyqësor”, tha ai për Tanjug.
Ai shtoi se në kontekstin aktual politik asgjë nuk i pengon kryetarët e komunave në veri të Kosovës që të japin dorëheqje dhe kjo sipas tij do të ishte mënyra më e shpejtë për rizgjedhje.