-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doganën shqiptare e kaloi! Ku ishte fshehur dhe si u zbulua 300 kg kanabis në Mal të Zi

Kryesoret

Dy persona, babë e bir Ilirjan dhe Kristi Orhani 60 dhe 24 vjeç babë e bir u arrestuan pasi tentuan që të trafikojnë me kamion 300 kg kanabis nga Shqipëria në pikën kufitare të Bozhajt në Mal të Zi me destinacion final Austrinë.

Doganën shqiptare e kaloi. Por gjatë kontrollit të kamionit të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta malazezët gjetën 180 pako me kanabis.

Të dy, babë e bir janë arrestuar. Ende nuk dihet kush ishin organizatorët, ku e morën kanabisin, kush e priste në Malin e Zi apo Austri, pra rrjeti nuk është zbuluar, por vetëm shoferët. Mediat malazeze kanë publikuar pamjet e drogës dhe si ishte fshehur brenda kamionit.

Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti, në bashkëpunim me policinë Malazeze janë duke hetuar një rast të trafikimit të një sasie rreth 300 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi. Policitë e dy vendeve, kanë intensifikuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Gjatë natës, në doganën e Malit të Zi, si rezultat i inteligjencës policore dhe kontrollit të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi, është  bllokuar një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës.

Zbulimi i 300 kilogramëve të drogës nga dogana malazeze, Abazoviç: Drejtësia nuk ndalet

Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar, kanë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa“, njofton policia shqiptare që nuk e kapi brenda territorit të saj.

Nga Shqipëria drejt Austrisë, zbulohet “Renault”-i me 300 kilogramë drogë në doganën e Malit të Zi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit