Edicioni i ri i “Grande Fratello” nisi më 11 shtator, ku hyri grupi i parë i garuesve. Pas episodit të 16 shtatorit, konkurrentët e rinj hynë dhe kompletuan kastin e këtij edicioni.
Por ajo që kemi zbuluar, është se pjesë e këtij reality show të famshëm në Itali është edhe një shqiptare me emrin Heidi Baci dhe si e tillë është prezantuar edhe për publikun që do e ndjekë dhe do e votojë për të qëndruar ose jo në shtëpinë më të famshme.
Konkurrentët që garojnë për çmimin e madh janë edhe VIP, edhe njerëz të thjeshtë.