Foto ilustruese
Një shtetase e huaj në Lipjan ka vdekur të shtunën si pasojë e lëndimeve që mori gjatë shpërthimit të gazit në një shtëpi në Leletiç të Lipjanit më 5 shtator.
Policia më 5 shtator kishte njoftuar se në rrethana të panjohura kishte shpërthyer sistemi i ngrohjes me gaz në një shtëpi në Lipjan, ndërsa si pasojë ishin lënduar një burrë e një grua (bashkëshortë).
Një i dyshuar ishte intervistuar lidhur me rastin dhe ishte liruar në procedurë të rregullt.
Gruaja që mori lëndime të shtunën ka humbur jetën. “Leletiq, Prishtinë. 05.09.2023 – 07:40. Lidhur me rastin, viktima femër shtetase e huaj e cila ka qenë në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.