-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fjeti përgjithmonë mbi varrin e saj! Çifti që mësoi breza, por jo si të jetonin pa njëri-tjetrin

Kryesoret

Fshati Kutë në Ballsh, qyteti, por edhe të gjithë njerëzit që lexuan lajmin për 63-vjeçarin që i dha fund jetës pasditen e djeshme mbi varrin e gruas duke u vetëhelmuar me fostoksinë u tronditën. E dhimbshme. E trishtueshme. Petrit Jaupaj nuk e duroi dot mungesën e gruas, njeriut që e kishte 39 vite në krah, që sollën në jetë dy vajza dhe që kaluan cdo moment bashkë, të lumtur apo të trishtë. Çdo sfidë.

Himni i dashurisë së tyre duket si një dritë në fund të tunelit dhe mes jetës së vrullshme dhe falsitetit të kësaj kohe që po jetojmë. Nuk ka vetëm burra që rrahin apo vrasin gratë, por edhe që vdesin mbi varrin e gruas duke mos e duruar dot mungesën e saj.

Por si ishte historia e këtij çifti si në filma, apo romane? Të dy, Petriti dhe Natasha ishin mësues. Por gjithçka u thye në mes vitin e kaluar. Natasha u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme. Ikja e saj nga kjo botë e tronditi pa masë Petritin, mësuesin e biokimisë. Familja, të afërmit, shokë dhe miq iu gjendën pranë për të kaluar momentin e vështirë. “Duhet të bëhesh i fortë për vajzat”.

Por dhimbja për Petritin ishte e pafundme. Një vit zi, lot dhe trishtim. I vetëm. Pa njeriun e jetës me të cilën shkonte cdo mëngjes në punë dhe ktheheshin bashkë. Nuk ishte më si më parë. Asgjë. Jeta pa të nuk kishte kuptim.

Mes gjendjes së rënduar shpirtërore dhe psikologjike ku ndodhej pasditen e djeshme u nis sërish për tek varri i dashurisë së jetës së tij, Tashës, sikur e thërriste, por këtë herë për të mos u kthyer më. Aty, mbi varr vendosi që t’i jepte fund jetës. Një ngjarje e pazakontë në këtë realitet ku ndodhemi. Por ka edhe njerëz të tillë.

Ngjarja shkaktoi një tjetër dhimbje tek të afërmit, që pas humbjes së Natashës tani përcollën për në banesën e fundit edhe Petritin. Të gjithë në fshat e donin dhe e respektonin. Një bashkëshort i radhë, një mësues i dashur, një shok i mirë, janë disa prej komenteve.

“5Pyetjet.al” kontaktoi me njërin prej familjarëve të Petritit. Nuk ka fjalë për ta përshkruar. Ajo tregon vitin e fundit të Petritit pasi gruaja u nda nga jeta.

Petriti ishte një zotëri burrë. I ndershëm. I respektuar. Alegro. Kishin një jetë të bukur si familje dhe jashtë familjes. Ishin njerëz në punën e tyre. Por kur u sëmurë gruaja, Petriti ra shumë.

Pas vdekjes së hallës, Petriti e bëri shtëpinë muze. Kudo kishte foto të gruas. Nuk e duroi dot humbjen e saj. “Nuk duroj dot më”-thoshte. 

Ne i thoshim “duro për çupat. Të martosh mbesat dhe nipin. Por ai i thoshte “nuk duroj dot kaq shumë”. Dhe pas një jave morëm lajmin e hidhur që kishte shkuar te varrezat dhe kishte pirë helm dhe kishte vdekur” tregoi familjarja për “5Pyetjet.al”.

Një histori dashurie që ndoshta nuk do të shkruhet ndonjëherë në libra, por që me siguri do të tregohet brez pas brezi…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit