Policia e Sarandës ka vënë në pranga 36-vjeçarin, Aleks Likaj i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje operacionin e zhvilluar në vitin 2019 ku u godit një grup kriminal i trafikut të drogës.
Grupi trafikonte drogën përmes kufirit të gjelbër me Greqinë. Pas disa vitesh në arrati policia e Sarandës bëri të mundur arrestimin e 36-vjeçarit.
Gjykata për Krimet e Rënda i ka caktuar Likajt masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.