Pas 7 muajsh e shpallur e zhdukur është gjetur në Shqipëri 48-vjeçarja greke Irini Papagelou.
Familjarët kishin humbur kontaktet që në fillim të muajit mars dhe për herë të fundit kishte qenë në Neohori të Halkidikisë para se të zhdukej.
Pasditen e së premtes, autoritetet shqiptare bënë me dije se 48-vjeçarja Irini është gjetur në Shqipëri dhe është ngritur menjëherë një operacion i madh t’a dërguar në Greqi ku u bashkua me familjen.
Avokati i familjes së 48-vjeçarit, Anastasios Dougas, tha se kanë vepruar me fshehtësi ekstreme.
“Nuk i bëmë publike elementet dhe informacionet bazë që kishim dhe kështu arritëm sot në pikën ku Irini u kthye në shtëpinë e saj.
Për shkak se kam folur gjatë natës me Irinin, e vetmja gjë e sigurt është se vajzës i ka ndodhur diçka dhe ajo është zhdukur.
Gjithçka do të sqarohet në ditët në vijim. E rëndësishme është që të jetë në jetë”, shtoi ai.
You must log in to post a comment.