Në një vjetorin e vdekjes së Mahsha Amini u vra një pjesëtar i forcave të sigurisë iraniane. Mësohet se ai u vra në një incident me të shtëna mbrëmë.
“Dy persona të hipur në një motoçikletë hapën zjarr ndaj anëtarëve të Basiji, milicia e lidhur me Gardën Revolucionare, të cilët ishin në një shesh në qytetin Nourabad”, tha një zyrtar i provincës Fars për Irna.
Ky pjesëtar i shërbimit të sigurisë ka mbetur i vrarë ndërsa tre persona të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar në spital.
“Autorët u larguan,” raportoi Irna pa dhënë shumë detaje. Incidenti ndodhi ndërsa forcat e sigurisë u vendosën dje për përvjetorin e parë të vdekjes së Amini, një gruaje kurde iraniane 22-vjeçare, ndërsa ishte në paraburgim për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së Iranit.
iRAN: Nurabad’da 4 devrim muhafızı öldürüldü iddaları var. pic.twitter.com/WZIIHtIf7R
— Milena (@josephineVV5) September 16, 2023