-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat e “bllokimit” të kadastrës së pronave

Kryesoret

Për agjentët imobiliarë, sistemi i ri i kadastrës për shqyrtimin e aplikimeve sipas algoritmit dështoi. Masa ishte e parakohshme, teksa u zbatua pa u përfunduar dixhitalizimi i dosjeve të pronave.

Agjencitë e pasurive të patundshme pohojnë se nga muaji korrik po përballen me vonesa të gjata që kanë krijuar bllokim të shitjeve.

Vonesat me aplikimet pranohen edhe nga noterët. Por për Agjencinë e Kadastrës Shtetërore, pas disa vonesave që u hasën në fillim, shërbimi është normalizuar.

ASHK vlerëson se ndryshimi i sistemit ishte i domosdoshëm në luftën kundër korrupsionit. Në Shqipëri, sipas të dhënave të publikuara në 2021 nga Kadastra Shtetërore, vetëm 85% e pronave janë të regjistruara me dosje të plotë

Nëse të nevojitet të paraqitesh në një zyrë noteriale për aplikim për shërbim te Kadastra, qoftë për nxjerrjen e një kartele të rifreskuar të pasurisë së paluajtshme apo për depozitim të kontratës së shitblerjes, noterët të paralajmërojnë se do të duhet të presësh mbi javë për kthim përgjigje.

Noterët të shpjegojnë se vonesat po shkaktohen nga ndryshimi i sistemit për shqyrtimin e aplikimeve.

Pas datës 3 korrik, të gjitha aplikimet që bëhen nëpërmjet e-Albania dhe zyrave noteriale, sipas noterëve dhe agjentëve imobiliarë, grumbullohen në divizionin e quajtur “kulla e kontrollit” e krijuar nga Agjencia e Kadastrës Shtetërore (ASHK) që më pas përzgjidhen për shqyrtim sipas algoritmit për punonjës të ndryshëm nga rrethet./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit