-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i “zi” i KLSH-së/ Amnistia do të lirojë burgjet, por nuk do të zgjidhë problemet

Kryesoret

Fundi i vitit që po vjen pritet që të gjejë në shtëpi rreth 600 persona që mund të fitojnë lirinë nga qelitë e burgimit, ndërsa qindra të tjerë të do të përfitojnë pushim të gjykimit, apo hetimit penal, falë ligjit për amnistinë të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë. Projekti i është përcjellë Burgjeve, Prokurorive dhe Shërbimit të Provës, si grupe interesi, e më pas do i përcillet për miratim Kuvendit.

Kjo lëvizje pritet që të sjellë edhe një “frymëmarrje” për burgjet që janë të mbipopulluara. “5Pyetjet.al” sjell më poshtë një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit se si është gjendja dhe çfarë ndodh në burgjet e Shqipërisë. Në raport thuhet se një pjesë e të arrestuarve qëndrojnë për ditë të tërë në komisariate dhe nuk dërgohen në paraburgime sepse nuk ka vende.

Mbajtja në ambientet e dhomave të sigurisë pranë DVP-ve për periudha të zgjatura, në tejkalim të afateve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale. Konkretisht, edhe gjatë vitit 2022 janë evidentuar raste të mos transferimit në kohë pranë IEVP-ve të personave të arrestuar/ndaluar që trajtohen në ambientet e Policisë së Shtetit, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, vonesa të cilat shkojnë deri në 3-5 ditë pas marrjes së masës së sigurimit të dhënë nga gjykata.

Vonesat në transferime vijnë si rezultat i mospranimit nga IEVP-të të personave me masën e sigurisë “arrest në burg”, me argumentin se ka mbipopullim dhe mungesë të ambienteve për akomodim në IEVP, por edhe për shkak të mangësive në dokumentacionin shoqërues të përgatitur nga ana e Policisë” thuhet në raport.

Por edhe ata që janë brenda janë në kushte jo normale. KLSH rendit një seri problemesh. “Trajtimi jo i përshtatshëm i pacientëve me çrregullime të shëndetit mendor, për të cilët gjykata ka vendosur masën “mjekim i detyruar”, jo vetëm që bie ndesh me standardet ndërkombëtare dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së, por ndikon negativisht në përkeqësimin e shëndetit mendor të këtyre individëve dhe mirëqenien e tyre.

Mungesa e përcaktimit të standardeve për mbikëqyrje të rregullt psikologjike të stafit të angazhuar në IEVP, si dhe mungesa e hartimit të metodologjisë për vlerësimin e perfomancës së IEVP-ve, ndikon negativisht në qasjen për zhvillim të sistemit penitenciar bazuar në standardet europiane.

Pavarësisht se ligji nr. 81/2020 i barazon në të drejta personat “e dënuar” dhe “të paraburgosur”, asnjë prej personave të paraburgosur nuk përfiton takime të zgjatura. Mungesa e përcaktimit të afateve të arsyeshme dhe të posaçme për trajtimin e kërkesë/ ankesave, sipas institucionin përgjegjës për trajtimin e tyre, ndikon në zgjatje të pajustifikuara dhe cenimin  e të drejtave të personave të paraburgosur” vijon më tej raporti.

KLSH e vendos theksin edhe tek e drejta e qytetarëve që nuk kanë mundësi për të pasur një mbrojtës ligjor falas. “Në kuadër të parimit të mbrojtjes efektive, sa i përket përcaktimit të pamjaftueshmërisë financiare, Ministria e Drejtësisë i është referuar modelit Slloven dhe përcaktimeve ligjore që ky vend parashikon.

Megjithatë, transpozimi i këtij përcaktimi ligjor është i cunguar, pasi Sllovenia, në ndryshim nga vendi jonë ka të përcaktuar minimumin jetik, i cili reflektohet edhe në përcaktimin e pagës minimale. Në kushtet kur, Shqipëria nuk ka të miratuar një ligj për përcaktimin e minimumit jetik, përllogaritja e kufirit të pamjaftueshmërisë financiare duke marrë në konsideratë vetëm të ardhurat e një personi por jo shpenzimet e nevojshme dhe të detyrueshme për jetesë është e cunguar.

Kjo rrezikon të përjashtoj nga skema individ, të cilët kanë realisht nevojë për ndihmë juridike falas. Njëkohësisht, edhe mungesa e hartimit të listave të posaçme për përfaqësimin ligjor të të miturve dhe përcaktimi i përfaqësuesve ligjor të ndryshëm në faza të ndryshme të procesit penal, si për të miturit ashtu edhe tek personat madhor, ndikon negativisht në efektivitetin e procesit të mbrojtjes së tyre” thuhet në raport e publikuar nga “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit