-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të arrestuarit e “Tempullit” dalin duke qeshur në kafaz

Kryesoret

30 të arrestuarit nga operacioni “Tempulli” u shfaqën të qeshur para togave të zeza në Durrës. Prokuroria e rrethit ka firmosur 41 urdhër-arreste, mes të cilave 3 janë për gra, dy të arrestuara, ndërsa një 35 vjeçare është në kërkim.

Gjykata e Vlorës caktoi burg deri në përfundim të hetimeve për 13 persona, ndërsa për 5 të tjerë, edhe me kërkesë të prokurorisë, u  vendos arrest shtëpie.

Në total në Vlorë janë prerë 32 fletë-arreste për prodhim dhe shitje narkotikësh, nga të cilët 28 persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ditën e djeshme, gjykata la në qeli 10 personat e parë që u njohën me masën e sigurisë.

Gjykata e Fierit nga 4 personat që ranë në prangat e uniformave blu caktoi masë shtrënguese në qeli për dy vetë, ndërsa për dy të tjerë arrest në shtëpi. Më herët gjykata e këtij qyteti vendosi që 6 të arrestuar të hetohen në gjendje të lirë.

Edhe në Korçë, janë lanë në burg pa afat 11 të ndaluarit e këtij operacioni, ndërsa mësohet se ata kanë deklaruar se janë përdorues të lëndëve narkotike dhe sasinë e vogël që u është gjetur e kanë patur për përdorim vetjak.

Nga operacioni ‘tempulli’, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë dhe Fier u goditën në total 23 grupe që prodhonin dhe shisnin drogë, ndërsa në pranga përfunduan 233.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit