-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër tragjedi në rrugë, makina merr para tre këmbësorë, dy të vdekur

Kryesoret

Një tjetër aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në rrugët e Kosovës ku për pasojë kanë humbur jetën dy këmbësor.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Ozdrim të Pejës ku një makinë ka përplasur tre këmbësorë.

Për pasojë dy prej tyre kanë humbur jetën. Personi i tretë i plagosur është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

FOTO/ Aksident i rëndë, humbin jetën dy persona, plagoset një i tretë

“Rreth orës 21:30, policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Si pasojë, dy nga këmbësorët kanë vdekur. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Njëri nga këmbësorët që ka mbijetuar, është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë Rugova.

Mësohet se shoferi i veturës ndodhet në stacionin policor në Pejë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit