Një ngjarje e rëndë dhe e trishtë në të njëjtën kohë është regjistruar ditën e djeshme në Balsh duke tronditur gjithë vendin.
63-vjeçari, Petrit Jaupaj i dha fund tragjikisht jetës duke pirë fotoksinë. Mësuesi i Biokimisë aktin e rëndë e ka kryer në varreza pranë varrit të bashkëshortes e cila kishte një vit që kishte humbur jetën.
Fjeti përgjithmonë mbi varrin e saj! Çifti që mësoi breza, por jo si të jetonin pa njëri-tjetrin
Vdekja e saj e ka tronditur 63-vjeçarin i cili vendosi të kryente aktin e rënd. Jaupaj i dedikonte vazhdimisht vargje dhe thënie bashkëshortes.
Një nga ditët që ia ndjeu mungesën akoma edhe më shumë ishte 7-8 marsi.
“7 Marsi i parë pa ty Tasha. Nuk ishe në shtëpi të bëheshe gati si më parë. Tani kjo festë nuk do të jetë më si 39 vitet e shkuara kur ne festonim dhe uronim njëri-tjetrin. Po 8-Marsi Tasha. Do jetë hera e parë që vajzat tona nuk do të urojnë… Sa dhimbje na ka shkaktuar ikja jote. Por ti do jesh si flutur në zemrat tona,” ishte dedikimi dhe shkrimi për gruan e tij të ndjerë.