-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokoi rrugën për këmbësorët duke ndaluar mbi vijat e bardha, ndëshkohet shoferi i urbanit

Kryesoret

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar një raport për të gjitha shkeljet e regjistruara në lidhje me javën që lamë pas.

Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë 17 shoferë për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në videon e publikuar nga policia një nga 173 të ndëshkuarit për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vija të bardha është edhe autobusi i “Green Line”.

Nga pamjet duket urbani i cili ka ndaluar në vija të bardha duke zënë rrugën për kalimtarët. Po në video duket një nënë e cila me fëmijën në karrocë kalon në mes të rrugës pasi nuk ka akses në vijat e bardha.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë gjobitur 235 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

259 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe janë marrë 229 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motorave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit